Deputeti Saimir Korreshin në emisionin “Frontline” në News24 deklaroi se asnjë pjesë e PD nuk do të fitojë zgjedhjet e 2025 nëse do të jenë në anë të ndryshme.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Korreshi gjithashtu theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të reflektojë për humbjen e zgjedhjeve më 14 maj.
“Edhe zoti Berisha duhet të reflektojë për atë që ndodhi në 14 maj. Ka plot djem dhe vajza të reja që nuk ishin të baltosur”, u shpreh Korreshi.
Sipas Korreshit PD, pjesë gri duke parë përçarjen e opozitës nuk ka dalë të votojë gjë që sipas tij ishte një mesazh i fortë.
“Njerëzit zgjedhin të ikin sepse situata politike është dramatike në vend, nuk ka shpresë. Me formulën zgjedhore që është nuk merr as pesë deputetë.
Rikthimi i Bashës?
Saimir Korreshi: Kush do ta pyesë etëm po të ketë rënë në muhabet me Edi Ramën, se ne i provuam të gjitha. Ata tallën menderen për presidentin, ashtu bënë edhe për reformën territoriale, përse të mos tallen edhe me këtë. E nisi me def e maroi me tallava. Do të marrë gërnetën në 2025 dhe nuk do të flasë fare dhe do t’i bjerë dhe shqiptarët do të çojnë votën. Shqiptarët nuk kanë zgjidhje, me këtë situatë që është PD kështu do të shkojë.
Njerëzit po negociojnë me PS për një vend punë sepse aq shumë e kanë fryrë administratën sa janë kthyer tek demokratët dhe po i bëjnë qoka. Përse po e kërkojnë gjë në bazë që po rikthehet.. O Lulzim o hero hajde së bëmë shaka. Nuk negocion njeri me humbësit. Nëse nuk krijojmë frymë ne nuk i marrim ato vota.
(BalkanWeb)