Kim Kardashian zbuloi se në jetën e saj ka hyrë një mashkull i ri, por nuk dëshiron të japë më shumë detaje.

Personaliteti i famshëm i familjes Kardashian ka folur në emisionin e Hailey Bieber, e ndër të tjera përmendëm se për kë është e interesuar gjatë kësaj kohe.

Kur modelja e pyeti se cila është gjendja aktuale e jetës së saj personale, ajo u përgjigj: “Do të doja të pija një pije me të”.

Më pas ajo shpjegoi se ky burrë nuk është në dijeni të ndjenjave të saj për të. Megjithatë, ajo nuk ka dashur të flasë më shumë për këtë.

“Unë jam më e interesuar të ruaj privatësinë time gjatë kësaj kohe,” tha ajo.

Më pas Hailey Bieber e ndërpreu duke i thënë me shaka: “Epo, të gjithë e kuptuam. Ajo ka një partner të ri, për të cilin nuk dëshiron të flasë. Kjo është shumë e bukur.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb