Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi ka komentuar vendimin e marrë nga Kolegji Zgjedhor për rinumërimin e votave në 18 kutive në Bashkinë Kuçovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maliqi shkruan se Kuçova do u kthehet qytetarëve dhe se çdokush që tenton të blejë apo manipulojë zgjedhjet e lira, do të ndëshkohet.
Postimi i plotë i Maliqit:
Vendi i krimit elektoral dhe shtetëror i KZAZ Kuçovë duhet ndryshuar.
‼Qendra e Kulturës, me derë të brendëshme të pa siguruar brenda KZAZ-së, pranë kutive, derë të tretë, me dollap kompesate me dalje tek Shkolla e Mesme “Myrteza Kepi” ish-Teknikumi, duhet izoluar si vend krimi dhe turpi!
Drejtësia do të triumfojë!
Demokracia dhe vota e lirë dhe e fshehtë një domosdoshmëri!
Kushdo që do të guxojë, do përgjigjet përpara ligjit dhe do demaskohet që të mos shërbej më në asnjë funksion në shtet. Hetimet në SPAK mund të zgjasin me muaj por ndëshkimi do të ndodh për zyrtarë, komisionierë, vezhgues dhe numërues që kanë shkelur në mënyrë barbare ligjin dhe “Kodin Zgjedhor”. Të gjithë duhet të mësohemi që të bëjmë vetëm detyrën, në çdo qendër votimi dhe numërimi dhe në çdo proces zgjedhor. Ler të bëhet ky rast një shembull! Nuk ndalemi për demokraci dhe drejtësi! Ndëshkim për këdo që tjetërson, manipulon dhe vjedh votën e lirë të qytetarëve. Kuçova “Kantier Ndërtimi”! Bashkia Kuçovë do ju kthehet banorëve!
(BalkanWeb)