Jennifer Lawrence adresoi thashethemet se ajo kishte një lidhje me Liam Hemsworth gjatë kohës që ai ishte i martuar.
Thashethemet u diskutuan ndërsa ajo luante një lojë në “Watch What Happens Live” me Andy Cohen. Ai i tha aktores se kur doli videoklipi “Flowers” i Miley-t, ish-gruas së Liam-it, njerëzit pretenduan se ai kishte një lidhje me Jennifer-in ndërsa ishte ende me Miley-n.
Jennifer ia ktheu shpejt, duke thënë: Nuk është e vërtetë! Totalisht thashetheme! Të gjithë e dimë se jemi puthur vetëm një herë dhe kjo ndodhi pasi kishin kaluar vite që ata u ndanë, kështu që thjesht supozova se ishte një rastësi.
Aktorja iu referua vitit 2015 kur pranoi në “Watch What Happens Live” se kishte puthur ish-kolegun e saj jashtë kamerës.
“Liam dhe unë u rritëm së bashku. Liam është shumë sexy. Ju çfarë do të kishit bërë?” tha ajo atëherë me shaka.