“Travel Fest Albania”, i pari i llojit të tij në Shqipëri, nis të hënën maratonën filmike të edicionit të II dhe energjia e mirë e super skuadrës së festivalit premton emocione të forta për të gjithë filmdashësit.

Nga data 3 deri më 7 korrik, Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra do të mirëpresin më shumë se 50 autorë të huaj, me gjuhën universale të filmit dhe fotografisë.

Kryefjala e produksioneve do të jetë natyra, mjedisi, turizmi, trashëgimia dhe historia…Praktikisht, gjithçka që bën bashkë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Filmat pjesëmarrës, të orientuar së tepërmi edhe drejt tendencave më inovatore të realizimit, do të shfaqen përgjatë ditës në 5 kinema të hapura  – në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

“Travel Fest Albania” është një eksperiencë sa fantastike, po aq edhe sfiduese, edhe për vetë anëtarët e jurisë. Arsyeja? Sipas përfaqësueses së jurisë së festivalit; Cilësia e jashtëzakonshme dhe origjinaliteti me të cilën vijnë autorët e huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb