Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka quajtur ‘të dobët’ liderin rus, Vladimir Putin, në lidhje me kryengritjen e dështuar të grupi Wagner, gjatë një interviste për CNN.

“Reagimi i Putinit është i dobët. Lëvizja e Wagner-it në Rusi dhe marrja e rajoneve të caktuara, tregon se Putin nuk e kontrollon dot më situatën në rajon. E gjithë ajo vertikale e pushtetit që ai kishte më parë po shembet”, u shpreh Zelensky.

Më tej tha se raportet e inteligjencës ukrainase treguan se Kremlini po mat mbështetjen për Prigozhin, teksa pretendoi se gjysma e Rusisë mbështeti shefin Wagner dhe rebelimin e grupit paraushtarak.

Intervista e Zelenskyt vjen në një kohë kritike, jo vetëm në vazhdën e kryengritjes së dështuar të Prigozhin, por edhe javë pas shtytjes së ngadaltë të Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb