Shkrimtari Bedri Islami promovon librin e tij “Nata pa të nesërme”, mes miqve, kolegëve të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare. Autori, djali i Zenel Islamit nga u frymëzua Migjeni me personazhin e “Lulit të Vocërr” sjell përmes këtij romani jetën dhe tragjedinë e të atit dhe dramën e familjes së tij.
Nevoja për të ruajtur raportet, ekuilibrat emocionalë dhe masën e komunikimit përmes një strukture, romani ka qenë njëra nga gjërat më të vështira për autorin.
“Ai ka qenë idealist. Nuk mendoj se ka qenë kundër sistemit. Ai ka qenë i zemëruar me sistemin. Nuk mund ta nxjerr disident. Ai ka qenë një njeri që nuk vine nga grupet e ndryshme komuniste. E shikonte botën ndryshe”, tha shkrimtari Islami.
Shkrimtarë dhe politikanë kanë uruar autorin për librin, që për ta është një thesar në duart e çdo lexuesi.
Romani “Nata pa të nesërme” i Bedri Islamit ka tablo të mrekullueshme e natyrës, mjediseve dhe botës shpirtërore të personazheve.
Bedri Islami përfshin brenda gjithë gjendjes së tij të brendshme, meditimin dhe natyrën hulumtuese të legjendës dhe pas legjendën dhe me këtë të fundit ai merret në të gjithë hapësirën komunikuese të romanit, për t’i treguar lexuesit fatin e pjerrët të cilitdo në sistemet totalitare.
Promovimi i romanit “Nata pa të nesërme” u bë në ambientet e Qendrës së Solidaritetit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.