Të paktën dy persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën kur një kamion rimorkio u përplas me një autobus pasagjerësh në departamentin Ancash të Perusë veriperëndimore, njoftuan mediat lokale.
Aksidenti ndodhi në autostradën veriore Pan-Amerikane, në kufirin midis rretheve Casma dhe Huarmey, njoftoi stacioni radiofonik Radio Programas del Peru.
Sipas të përditshmes “El Comercio”, drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Nga hetimet paraprake rezultoi se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit në kthesë dhe është përplasur me autobusin e kompanisë së transportit Titaniku.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset lokale dhe efektivët e Policisë Kombëtare për të ndihmuar në transferimin e të plagosurve në spital.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.