Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të partneres së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Po ashtu mësohet se është urdhër për të ushtruar kontrolle në banesën e bashkëjetueses së Ahmetajt, dhe të disa personave të tjerë të lidhur me këtë çështje.

Sakaq, GJKKO ka pranuar vendosjen e sekuestros për 4 apartamente, që dyshohet se kanë qenë në pronësi të Arben Ahmetajt, por ky i fundit i ka shitur në mënyrë fiktive.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: