Një turiste gjermane me dy fëmijë të mitur janë shpëtuar nga forcat e ushtrisë pasi rrezikuan jetën dhe ranë në humnerë pranë malit të Dajtit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit, teksa shkruan se gruaja dhe dy fëmijët, kishin rrëshqitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.
“Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës”, shkruan ministri Peleshi.