Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi maxhorancën se po do dënon me ligj shqiptarët, teksa theksoi se djegësat ua kanë shuar memorien dhe moralin.
Ai tha se ajo që po ndodh me studentët e Mjekësisë është në përputhje me doktrinën e Çubrillovicit për shpërnguljen e shqiptarëve.
“Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit, është jashtë çdo lloj ligji, morali e rregulli. Këta vendosin me cinizëm ekstrem të dënojnë shqiptarët, të dënojnë studentët dhe de fakto të mbyllin Fakultetin e Mjekësisë.
Unë ju them këtu, se pas çerek shekulli në Mjekësi, po të isha student kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që do të më impononte këtë që doni të impononi ju atyre. Ky është një shkatërrim që i bëni ju sistemit shëndetësor dhe është absolutisht në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Shqipëria. Turp e një mijë herë turp!
Shkoni tek mjetet e diktaturës për të zgjidhur problemin numër 1, që është problemi i shëndetit të qytetarëve.
Duke u ndalur te projektligji për Akademinë e Shkencave, Berisha tha se ligji i akademisë është historia më e turpshme në 30 vite.
“Së dyti, ligji i Akademisë është historia më e turpshme në 30 vite. E thashë dhe dje; veproni si ata në shpellën e Borizanës, për të zgjatur mandatin e një njeri që nuk meriton të jetë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale, mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Ju veproni në këtë mënyrë.
Do të rikujtoj këtu se keni qenë një pjesë e madhe e juaja këtu, kur ai kryetari i juaj që tani është mbatharak, më është drejtuar në këtë sallë duke më kërcënuar se do të më hiqte titullin e profesorit. Me të vetmen gjë që isha dakord me të.
Po çfarë duam ne, që kemi 30 vite që jemi larguar nga shkenca, që nuk bëjmë një ditë studim, që nuk kemi asnjë kontribut në shkencë, por merremi me politikë, ti zëmë vendin atyre që studiojnë nga mëngjesi deri në darkë.
Po Gjinushi, çfarë politike ka bërë, çfarë studimesh ka bërë.
Marrëveshjen me Tom Doshin. Po ka histori më të turpshme. E justifikoni këtu me Ismail Kadarenë. Hajdeni të vendosim me ligj, Ismail Kadareja anëtar i përjetshëm i Akademisë. Por të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është njëlloj si të krahasosh atë Rrajën me shkopinj në dorë, me pastorin të themi këtu, kur është në kishë e jo në parlament. Se këtu në parlament e harron biblën dhe merret me manifestin.
Së fundi. Nuk ke faj ti që deklaron se, asnjë qindarkë nuk kalon nga buxheti i shtetit, nuk të vë faj, se djegësat ua kanë shuar me memorien, ua kanë zhdukur moralin pjesës dërmuese të kësaj qeverie dhe e kanë shndërruar në organizatë kriminale”, tha Berisha.
Sipas tij, në një marrëveshje të firmos nga personat, emrat e të cilëve i lexoi, vetëm në vitin e parë djegësi i Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare, 6.4 mln euro, Bashkia e Tiranës, 1 mln euro, gjithses 7.5 mln euro.
“Vitin e dytë ka marrë 6.2 mln euro nga qeveria shqiptare, 1.44 mln euro nga Bashkia e Tiranës, po taksa të shqiptarëve, nga fondi i pakushtëzuar.
Vitin e tretë me radhë, janë bërë gjer tani 64 mln nga paratë e buxhetit të shtetit, që zonja thotë se janë nga kontingjenca. Po ti je ministre moj zonjë si mund të flasësh në këtë mënyrë, por kontingjenca ndahet çdo vit nga buxheti i shtetit dhe kontingjenca ndahet çdo vit për emergjenca, për fatkeqësi natyrore.
Kurse këto janë përdorur për të mbushur xhepat, kontot, e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe ministrave të tjerë.
Ju zonjë që thatë këtë gjë ju jeni ajo që keni ndaluar hetimin tatimor kundër Klodian Zotos dhe e keni bërë këtë, në prag të zgjedhjeve. Ndaj dhe ju i bëni ato deklarata dhe duket se jeni zhytur dhe ju në aferën e djegësave dhe jeni një anëtare e denjë e organizatës kriminale.
Do lexoj vetëm firmëtarët e marrëveshjes!
Valbona Ballgjini, drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse.
Pëllumb Abeshi, drejtori i Përgjithshëm i Politikave mjedisore.
Erjon Murataj, specialist në ANTRAKO.
Sivida Kemali,
Namik Simirxhiu,
Taulant Tusha,
Etleva Kondi.
Ky komision ka vendosur këto dhe kësaj marrëveshje i ka qëndruar 1 më 1 qeveria. A e kuptoni ju more se pse nuk vjen ai, ai dy metroshi se palose”, tha Berisha.
Së fundi, ai kërkoi detyrimisht nxjerrjen jashtë rendit të ditës, të ligjit për Akademinë, ligjit për studentët dhe të ligjit për kanabisin.
“Nuk mund të kalojë ligji i kanabisit sepse është një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, për sigurinë e rajonit, për sigurinë e BE-së. Është rrezik madhor.
Rrit në progresion gjeometrik, potencial eksportin e krimit nga Shqipëria në rajon, BE dhe në botë”, tha ish-kryeministri.