Avokatëve të Donald Trumpit u është thënë se ish-presidentin amerikan është në një hetim federal në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raportoi NBC News të enjten, pa përmendur burimet e tij.

Në raport nuk saktësohej se kur do të ngrihej aktakuza.

Prokurori i posaçëm Jack Smith po heton përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai u mund nga Joe Biden.

Zyrtarët kanë dëshmuar se në fund të mandatit të tij, Trump u bëri presion me akuza të rreme për mashtrim të gjerë. Mbështetësit e tij sulmuan Capitol Hill më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar Kongresin të ratifikonte rezultatin e zgjedhjeve.

Vetë Trump tha më 18 korrik se mori një letër nga Smith që e informonte se ishte nën hetim.

Media të shumta amerikane raportuan se avokatët e Trump shkuan në Departamentin e Drejtësisë të enjten dhe u takuan me zyrtarë në zyrën e Smith. Nuk është e pazakontë që avokatët e një të pandehuri të mundshëm të takohen me prokurorët federalë përpara se të ngrihen akuzat. Ata kishin shkuar përsëri në ministri dhe u takuan me vetë Jack Smith përpara se të shpallej se Trump do të fajësohej për dokumentet e klasifikuara që ai mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb