Në emisionin “Kjo Javë”, kryeredaktorja e News24 Anila Jole, ka bërë një analizë të zhvillimeve më të bujshme në vend gjatë këtij viti.
Duke nisur që nga zbulimi i parave në tubat e ajrimit të pastrueses së ish zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi, afera e inceneratoreve apo hetimet e SPAK.
Ngjarje e bujshme ishte edhe vdekja e kenianes, Joy Aoko, për të cilën kryeredaktorja e Neës24, theksoi se është një ngjarje ende e pazbardhur që pret drejtësi.
“Kur mendon që vritet një vajze e re e huaj që ka ardhur në Shqipëri për një jetë më të mirë, dhe vrasësit janë ende të lirë, kjo është shumë e rëndë. Uroj që policia apo Prokuroria të gjejë drejtësi për Joy. Është një ngjarje që ka zgjatur dhe nuk gjej arsye përse nuk ka një zbardhje të plotë. Shpresoj që së shpejti të dëgjojmë përfundime”, ka thënë ndër të tjera Anila Jole.
Në fokus të kësaj bisedë në studio ishte edhe fushata e zgjedhjeve të 14 majit.
“Shkodra ishte befasi, pavarësisht akuzave të opozitës. Shkodra është gjithashtu një mësim për demokratët që të reflektojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme. Fushata ishteve qetë, gjithmonë brenda natyrës së politikanëve shqiptarë”, u shpreh Jole.
Arrestimi i Vangjush Dakos dhe lirimi i Saimir Tahirit
Anila Jole: Vetëm drejtësia mund të sjellë një ndryshim të madh në vend.
Në fillim perceptimi ishte që SPAK do të godiste fort në politikë, por kjo strukturë i zhgënjeu pritshmëritë tona. Por tani nuk mund të them se SPAK nuk po punon, ka disa dosje të forta në duar dhe uroj t’i shkojë deri në fund. Provat ekzistojnë dhe ata që janë të përfshirë në krime, korrupsion duhet të ndëshkohen.
Urdhër Arresti për Arben Ahmetajn
Anila Jole: Është arritur në majën e kupolës shtetërore, është zëvendëskryeministri në kërkim për korrupsion e pastrim parash dhe është fakt i rëndë që është arratisur.
Nëse Ahmetaj ka të vërtetën e tij ajo mund të thuhet vetëm përpara drejtësisë.
Puna e SPAK është për t’u lavdëruar. Kemi edhe dosjen e ditëve të fundit, ku janë përfshirë biznesmenë, prokurorë e policë në krime të rënda, deri në vrasje.
Skandali i Borizanës, dhuna barbare e fisit Rraja ndaj dy anëtarëve të fisit Maja
Anila Jole: U desh një video e filmuar që ne të kuptojmë se çfarë ndodh dhe se çfarë fuqie të jep pushteti i zgjatur. Është e turpshme që autorë janë ende në kërkim dhe nuk janë kapur nga policia. Gjërat kanë ekzistuar dhe asnjë strukturë nuk ka vepruar deri kur doli video.
Ndryshimet në qeveri
Anila Jole: Nuk do të doja që lëvizja të vinte vetëm pasi u bë publike video e dhunës në Borizanë. Por megjithatë duhet të kryhej. Balla është një person që në rolin e tij si kryetar i Grupit Parlamentar ka qenë aktiv në parlament dhe ka luftuar ballë për ballë me opozitën. Shpresoj dhe besoj në vullnetin dhe ambicien e tij për të punuar fort.
Teksa komentoi Asamblenë e Partisë Socialiste, Anila Jole u shpreh se kjo mbledhje solli shkrirjen e sekretariatit të PS.
“Rrokadat nuk janë ndryshim. Ka ardhur koha që si PS edhe PD të fusin të rinj. Duhet të hyjë një mendësi e re, por deri tani kemi parë se është shumë e vështirë”, tha gjatë bisedës në studio, Anila Jole.
Në këtë bisedë të gjatë, nuk mungoi diskutimi edhe për video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, për të cilën tha se ishte një ngjarje që meritonte ndëshkimin.
“E pakomentueshme mund të them. Por pushteti i zgjatur, konsumimi në pushtet sjell gjithçka”, u shpreh ajo.
Tensionet në Veri të Kosovës:
Anila Jole: Ajo që po ndodh në Kosovë është shumë për të ardhur keq. Kosova duhet t’i tregojë botës se e meriton atë që bota bëri për të, por kemi parë që po kthehet pas. Ndoshta Albin Kurti tani e ka të vështirë të tërhiqet, por duhet të marrë një vendim që këto gjëra të mos ndodhin më. Albin Kurti duket pak kokëfortë përballë ndërkombëtarëve, por besoj se duhen marrë parasysh edhe qëndrimet e tyre.
E ndalur tek marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këndvështrimin e saj, Anila Joke tha se eshtë koha të lihen pas ndasitë e të mendohet për shqiptarët.
Rikthimi i Bashës
Anila Jole: Mund të quhet rikthim, por nuk shoh një alternativë të re. As në zgjedhjet për kryetar nuk shoh një zhvillim që do sjellë ndryshim. Nëse kemi një çështje në gjykatë, tani do të shohim edhe një çështje tjetër mes Bashës dhe Bardhit që nuk e dimë se si do ta ketë fundin.
(BalkanWeb)