Mbi dhjetë dronë rusë që synonin Kievin u rrëzuan gjatë natës nga mbrojtja ajrore ukrainase. Nga shkatërrimi i këtyre droneve mësohet se janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale.

Sipas administratës ushtarake të kryeqytetit, grupet e dronëve shpërthyes Shahed të prodhuar nga Irani nga shumë drejtime depërtuan njëkohësisht në qiellin mbi Kiev. “Të gjitha objektivat, më shumë se dhjetë drone, u zbuluan dhe u shkatërruan në kohë,” tha kreu i administratës ushtarake Serguii Popko. Mbeturinat nga dronët e rrëzuar ranë në rrethet Solomyansky, Golosiivsky dhe Svyatoshynsky. “Ka dëmtime në ambiente dhe sipërfaqe rrugore, por jo dëmtime të mëdha apo zjarre”, -shtoi administrata ushtarake lokale në Telegram.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi rënien e rrënojave në disa lagje dhe dëme materiale. “Nuk ka të vdekur apo të plagosur në kryeqytet”, theksoi Klitschko. Në rrethin Golosiivsky mbeturinat ranë në një shesh lojërash.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: