Lëvizja Bashkë dhe qytetarët ka zhvilluar një protestë në qendër të Tiranës, në mbrojtje të parkut dhe kundër ngritjes së gradaçelës.
Qytetarët, po ashtu edhe shoqëria civile janë bërë bashkë kundër ndërtimit që pritet të realizohet mes pallateve 9-katëshe dhe TOKB.
Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi.
“Këta ulërasin do të bëjmë Dubai, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, u shpreh një protestues.
Pedagogu Ervin Goci pjesë ekësaj proteste u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndëtojë në çdo cep të vendit.
“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera, ndërtimi në Tiranë nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat duhet mbrojtur edhe prona.”, tha ai.