Në pritje të një sulmuesi, Inter blindon Simone Inzaghi-n. Corriere dello Sport konfirmon se klubi zikaltër dhe trajneri kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për zgjatjen e kontratës deri në 2025. Inzaghi futej në vitin që i përfundonte kontrata, në 2024, por Marotta nuk dëshironte të niste sezonin me një trajner në skadencë, për këtë arsye palët kanë përshpejtuar negociatat për të mbyllur marrëveshjen.

Inzaghi
Inzaghi

Tullio Tinti, agjenti i Inzaghi-t, pas daljes nga zyrat e klubit konfirmoi “tymin e bardhë”, arritjen e akordit. Në fakt, palët kishin gjetur akordin prej kohësh, por vetëm gjatë turneut në Japoni e formalizuan. Në këtë mënyrë, Inzaghi dhe Inter zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre deri në 2025, ndërsa në kontratën e re është parashikuar edhe një rritje e lehtë e pagës. Hapi i radhës i klubit është gjetja e sulmuesi, ndërsa një ditë më parë prezantuan edhe Sommer, portierin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: