TIRANE
Nuk është përfshirë pothuajse asnjëherë në skupe, apo thashetheme për jetën private. E shumta që është mësuar prej Hygerta Sakos është divorci i saj, shumë vite më parë, por edhe për të moderatorja e njohur e ekranit ka folur vetë publikisht, aq sa ajo ka gjykuar se publiku duhet të dijë për të. Dhe KAQ…
As foto nga paparacë (si shumë prej kolegëve të Hygertës që bëjnë çmos të postojnë ndonjë foto “pa dashje”), as pjesë e komenteve apo “sherreve” që sjell natyrshëm bota e televizionit. Në fak, duket se nuk i sjell asgjë atij që nuk i kërkon…
Ama Hygerta ka një arsye, sipas saj, që në public nuk është kurrë pjesë e thashethemeve.
E ftuar pasditen e djeshme në “Pushime on Top”, Hygerta foli edhe për këtë “guaskë” në të cilën ajo ruan me fanatizën jetën private. E pyetur si është e mundur që nuk është bërë kurrë pjesë e lajmeve rozë, ajo tha: “S’është se ka shumë të reja për jetën time private, prandaj…”
“Jam treguar shumë e kujdesshme, jam tip i kujdesshëm, jam e rezervuar. Nuk jam nga ato tipat që çfarëdolloj gjëje të ndodhë ose diçka e re, të thërras paparacët ose ndonjë shoqe/shok në portal. Prandaj nuk dihet asgjë dhe kështu do të vazhdojë…” – thotë me bindje Hygerta.
Në fakt, ajo shton se kështu ka zgjedhur të jetë: “Mua kështu më shijon. Unë kam pothuajse 30 vjet në këtë biznes dhe gjithmonë kam vuajtur këtë pjesën e privatësisë. Kur shkon në një restorant, do të të shohin, shkon në një bar, kudo që të jesh do të të njohin, do të të flasin, do të të shohin me kë je, çfarë po bën, kështu që kjo është e vazhdueshme…”