Një burrë i quajtur Carl Westcott pretendon se ai ia shiti shtëpinë e tij në Santa Barbara çiftit Katy Perry dhe Orlando Bloom teksa ishte duke u mjekuar dhe “jo me një mendje të kthjellët”. Kjo është arsyeja pse ai e ka çuar në gjykatë yllin e muzikës dhe aktorin hollivudian për të rifituar pallatin e tij.
Fillimisht, i moshuari paraqiti një ankesë për shitjen e shtëpisë së tij në Santa Barbara në gusht 2020, duke pretenduar se ishte “me një mendje të turbullt për shkak të marrjes së disa ilaçeve kundër dhimbjeve”, sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara nga USA Today, nga Gjykata e Lartë e Los Angeles.
Katy Perry dhe Orlando Bloom nuk janë emëruar si palë në padi, por biznesmeni Bernie Goodvey – i cili përfaqësoi çiftin në shitjen e shtëpisë së Westcott – emërohet si i pandehuri kryesor. Një gjykim pa juri në padi është caktuar për 21 gusht në Gjykatën Stanley Mosk në Los Anxhelos, sipas ankesës së Westcott.
Westcott vuan nga sëmundja e Huntingtonit dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Pas daljes nga spitali, atij iu dhanë disa ilaçe për shërimin e tij që dyshohet se e lanë në gjendje ‘vegjetative’.
Why isn’t this story getting more coverage?@KatyPerry and Orlando Bloom swindled 83-year-old Army veteran and entrepreneur Carl Westcott out of his Santa Barbara home while he was recovering from surgery, under the influence of heavy pain meds, and suffering from Huntington’s…
— Juanita Broaddrick (@atensnut) August 9, 2023
Një javë pas nënshkrimit të kontratës, Westcott ndryshoi mendim kur kuptoi se “nuk ishte vetvetja për shkak, të sëmundjes së Huntingtonit, operacionit gjashtëorësh dhe veçanërisht efekteve dehëse të qetësuesve që i merrte disa herë çdo ditë”, thotë ai.
Firmat për shitjen e shtëpisë rezulton se i ka vënë kur ai vetë ka qenë nën ndikimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, pasi nuk ka dashur të shesë shtëpinë.
Katy Perry and Orlando Bloom are going to trial with 83-year-old veteran who sold them their house, but claims he was on painkillers from back surgery when he signed the contract and mentally incapable. pic.twitter.com/BdTRWA0vaY
— Pop Base (@PopBase) August 10, 2023
Në letrën e një avokati që përfaqëson dy yjet, thuhet:
“Katy Perry dhe Orlando Bloom nuk janë të gatshëm të tërhiqeshin nga blerja e shtëpisë së zotit Westcott dhe ai është i detyruar të përfundojë shitjen”.
Titulli “Katy Perry dëshiron të ma marrë shtëpinë” është bërë viral në agjencitë ndërkombëtare, duke nxjerrë në sipërfaqe ngecjet ligjore të yllit të popit dhe bashkëshortit të saj.