Tre minatorë kanë mbetur të plagosur në një minierë të Bulqizës. Ngjarja ndodhi në nivelin e 17-të të minierës, ndërsa si pasojë e shpërthimit të gazit u plagosën minatorët Rrahim Karajn, Asllan Çakallin dhe Trifon Snallën.

Nga aksidenti ata kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë vendore Dibër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb