Ukraina njoftoi se do të krijojë polici ushtarake nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes të vendit .

“Policia ushtarake do të bëhet nën një formacion ushtarak me funksione të zbatimit të ligjit dhe do të jetë pjesë e sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në Telegram.

Ministria tha gjithashtu se organit do t’i jepen kompetenca të caktuara lidhur me veprimtaritë operative dhe hetimore , si dhe hetimin paragjyqësor të “krimeve të luftës” në zonat e konfliktit.

“Qëllimi (i policisë ushtarake) është të ruajë disiplinën ushtarake midis ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Special të Transportit Shtetëror”, duke shtuar se projektligji është në proces miratimi.

“ Pritet të arrihet përputhshmëria e policisë ushtarake me strukturat përkatëse të vendeve anëtare të NATO-s ”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb