TIRANË

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.

Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip” BMW X6″ është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Drejtuesi është larguar pas aksidentit, por është identifikuar nga policia si Eldi Allushi.

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin Eldi Allushi, 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: