Autoritetet greke kanë bërë të ditur se ka shkuar në 79 numri i të arrestuarve për zjarrvënie të qëllimshme.
Nga zjarret e ditëve të fundit kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë djegur shumë banesa, duke lënë shumë qytetarë të pastrehë.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes greke, Vassilis Kikilias, gjatë një konferencë për shtyp.
“Jeni duke kryer një krim kundër vendit. Zjarret po kërcënojnë pyjet, pronat dhe mbi të gjitha jetët njerëzore. Secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Kikilias gjatë një konferencë urgjente televizive.
(BalkanWeb)