SARANDË

Një 17-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa ka qenë duke punuar në lokalin e njohur “Orange” në Sarandë. 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte si ndihmës kamerier është zënë poshtë nga ashensori i lokalit dhe gjetur vdekjen menjëherë.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin Lulëzim Allkushi, 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin Spiro Iljadhi, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Antonio Delilaj
Antonio Delilaj

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit Spiro Iljadhi, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin Antonio Delilaj, 17 vjeç, (ndihmës/kamerier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar Lulëzim Allkushi kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb