Dy persona u plagosën në sulmet ruse në infrastrukturën portuale në rajonin e Odesas në Ukrainë.
“Kishte një goditje në infrastrukturën e portit, duke rezultuar në një zjarr që u shua shpejt nga zjarrfikësit. Objektivi i sulmit armik ishte infrastruktura portuale e jugut të rajonit tonë, duke përfshirë një sulm në zonën e Renit, ku janë portet tona në Danub”, shkruan Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesas në Telegram.
Odesa së bashku me Bakhmutin dhe Khersonin janë disa nga rajonet që kanë pësuar më shumë humbje njerëzore dhe materiale, për shkaka të pozicionit të tyre strategji dhe burimeve minerare.
(BalkanWeb)