Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug përgjatë këtij sezoni turistik.
Ajo shpjegoi se 97 % e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.
“?⛰ ??♀️ ? Më shumë se 5️⃣0️⃣ MIJË pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug përgjatë këtij sezoni turistik.
?97 % e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.
? ?⚕️?⚕️Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi ? duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”, shkruan Manastirliu.