Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar me ironi në lidhje me njoftimin që bëri sot kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla se kryedemokrati Basha është zgjedhur edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

Ai tha se ishte bërë konfuz me këtë njoftim, ndërsa pyeste ironikisht Nikollën nëse do të duhet të votonin për kryetar grupi të PS mes Çuçit dhe Bashës.


Xhaferraj:
Unë jam shumë konfuz. Nuk arrita që të kuptoj fare. Ju na propozuat midis Çuçit dhe Bashës se kush do të zgjidhet kryetar grupi. Jam konfuz

Nikolla: Këto grupe retorike mund ti bëni diku tjetër. Nuk bëra thirrje. Edhe një herë asnjë gjë…Jeni konfuz. Po e tërhiqni Kuvendin në një situatë të paprecedentë. Po ju them…

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: