Bashkëthemeluesi i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj  i ftuar në studion e “News24″ foli për çështjen e votës së diasporës, duke u shprehur se është një impenjim i detyruar.

Ndër të tjera shtoi se nga ana e qeverisë është parë një hezitim për ta pranuar këtë lëvizje, duke theksuar se qeveria i frikësohet votës kundër.

“Përgatitëm me ekspertët tanë ndryshimet në projektligjin për Kodi Zgjedhor dhe kemi ftuar të gjitha palët politikë, për dialog. Janë ftuar edhe organizata nga diaspora që ta çojmë përpara këtë çështje”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, se është ndjekur shembullin i Gjermanisë për votën e diasporës, duke shpjeguar se edhe Kosova ka një model shumë të mirë.

“Nëse në vitin 2023 shkelim vendimin e gjykatës dhe pranojmë që zgjedhjet të jenë antikushtetuese kur është edhe me detyrim nga BE, si mund të shkelet në ditën e sotme. Por unë them se kjo është diçka e mirë dhe një mundësi që politikanë të përmirësojnë edhe ofertat e tyre politike. Do të ketë një shtresë qytetarësh që nuk do të mund t’i shantazhojnë dhe nuk do t’i kenë ku ti kapin. Nga ana strukturore është e mundur, ne jemi bazuar tek shembulli gjerman, por kemi edhe Kosovën që ka edhe një model shumë të mirë.”, tha ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb