Edhe pse dietologët e thonë vazhdimisht, gabimi më i shpeshtë që e bëjmë pothuajse të gjithë është kapërcimi i vakteve. Sidomos kur kemi planifikuar për të dalë në darkë, apo kur na ka ftuar dikush për të darkuar. Ose meqë jemi në shtator, kur kemi dasma, të cilat janë të shumta gjatë kësaj periudhe në Shqipëri.

Kështu që mendojmë që është më mirë mos hamë në drekë, në mënyrë që kur të shkojmë për darkë, të mos lëmë asgjë në pjatë. Por ky është vesi më i keq që sjell një çrregullim të metabolizmit, me rezultat të rëndojmë menjëherë stomakun kur konsumojmë vaktin e darkës.

Zgjidhja? Nëse dëshironi të mbani oreksin tuaj për në darkë, duhet të hani me patjetër një mëngjes të mirë dhe një drekë të lehtë. Rekomandohet një sallatë e thjeshtë me domate të vogla, sallator dhe pak djathë të bardhë, të shoqëruar me 2-3 feta bukë të thekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: