Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga filmi “Mësonjëtorja pas restaurimit.

Rama theksoi se “Mësonjëtorja” është filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me “Mësonjëtoren”, filmin që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit, ju uroj një ditë të bukur?”, shkruan Rama.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit restauroi filmin “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” përkoi me ditën e parë të shkollës.

Puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet sot pasdite, në Pallatin e Brigadave.

Mësonjëtorja është një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb