Fusha e mbetjeve urbane në Lushnjë është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se flakët kanë përfshirë sektorin ku depozitohen mbetjet drusore që mblidhen në qytet e fshatra. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet një zjarrfikëse, por situatën e ndihmoi se tepërmi hidranti i vendosur aty. Ndërkohë, thuajse i gjithë qyteti është ‘pushtuar’ nga tymi.

Fatmirësisht nga flakët nuk rrezikohen banesat në lagjen 18 tetori. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: