Andi Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ndodhet pas hekurave për dhunën barbare ndaj fisit Maja, ka kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Përmes një shkrese drejtuar Apelit, ai kërkon zëvendësimin e masës, me një tjetër më të lehtë.

Kujtojmë se rasti i dhunës barbare që u regjistrua pak muaj më parë në Borizanë të Krujës, ka shkaktuar sërish debate, pasi Prokuroria lehtësoi akuzat për fisin Rraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: