Lehtësimi i akuzave për fisin Rraja, të cilët dhunuan dy kushërinj të fisit Maja pak muaj më parë në Borizanë të Krujës, është bërë objekt debati në Kuvend. Ish-kryeministri Berisha, ironizoi sistemin e drejtësisë, ndërsa e cilësoi si ‘prokuroria Felaj’.

“Prokuroria ‘Felaj’ shpalli plagosje të lehtë dhunimin e fisit Maja. Kjo është ndërhyrje e Ramës dhe e Taulant Ballës. Dënoj me forcën më të madhe megamashtrimin publik. Sot Rrumbullaku nën sqetullën e Ramës, se kishte arrestuar. Por e ftoj që të nxjerrë emrat e të arrestuarve, dhe emrat e bandave, se thotë që ishin 23 të tilla. Flet për shifra të rreme.”, tha Berisha.

Ndërkohë, kaq mjaftoi që të reagonte nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Kjo e fundit e akuzoi Berishën si gjuetar, ndërsa i sugjeroi atij që mos të merrej me familjen e saj.

“Konfliktin e interesit duhet ta kupton dhe pastaj të flasësh. Të marr fjalën kundër jush, më takon. Do e shfrytëzojë të drejtën që më jep. Mos u merr me familjarët, je bërë gjuetari më i shpifur i këtij vendi. Mos u merr me jetën e tyre dhe s’ja ke falur ti shkollën. Jo si fëmijët e tu.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: