Zbardhet dëshmia e anëtarit të MEK që u largua nga kampi i muxhahedinëve në Manzë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se deklaroi se anëtari i MEK është marrë në pyetje nga Antiterrori për të kuptuar arsyet e largimit të tij nga kampi.
“Në shenjë revolte u largova nga kampi dhe nuk dua të qëndroj më aty”, mësohet të ketë thënë iraniani, i cili pas arratisjes nga kampi u strehua në një shoqatë të anëtarëve.
Ndërkohë, nga hetimet e Antiterrorit, ka dyshime se anëtari në fjalë ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe se nuk ka qenë dakord për jetesën dhe rregullat brenda kampit.
(BalkanWeb)