Kanë dalë sot para gjykatës 29 persona të arrestuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u ndërmor në Tiranë dhe në zona të ndryshme të vendit, ndaj të cilëve u vendos masa ‘arrest me burg’. Mes personave të dyshuar janë dhe të moshuar, 71 vjeç, madje dhe një grua në muajt e fundit të shtatzënësie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ se shtatzëna dhe dy te moshuarit  akuzohen se shisnin heroinë. Kujtojmë se vetëm në Tiranë u ekzekutuan 90 urdhër-arreste.

Ndërkohë, hetimet për këtë operacion kishin nisur 4 muaj më parë, që konkludoi në dhjetëra arrestime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: