Banoret e katër fshatra të njësisë administrative të Zall Herrit janë hedhur sot në protestë, pasi akuzojnë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.

Me tone të forta kundër pushtetit vendor dhe qendror, banorët e zonës pohojnë se nga shpërthimi në gurore, janë dëmtuar edhe banesat.

“Që nga sot nuk do të lejojmë asnjë kamion. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Sot ndaj e organizuam këtë protestë që të vihen në dijeni. Se ata mund të thonë se nuk jemi vënë në dijeni. Probleme kemi dhe për ujin e pijshëm. Guroret na kanë dëmtuar ujin e pijshëm. Se shi nuk ka rënë, uji nuk pihet është i turbullt.

Banesat kanë rënë 300 metra, janë plasaritur.”, tha një prej banorëve të zonës për gazetarin Igli Çelmeta. Ata mes të tjerash shtojnë se janë harruar nga politika, pasi në këto zona sipas tyre nuk ka asnjë investim në infrastrukturë. Mes të tjerash ata shtojnë se në orën 16:00 do të përshkallëzojnë protestën e tyre, se do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: