Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Slloveni, por fatmirësisht pa viktima. Një autobus me 55 pasagjerë nga Sarajeva për në Gjermani është përfshirë nga flakët në një autostradë në Slloveni.

Për fat të mirë, nuk ka ndonjë të lënduar pasi të gjithë pasagjerët janë larguar në kohë.

Mësohet se autobusi është përfshirë nga flakët pak minuta pas mesnate, ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë zjarrin. Po hetohet rreth zbardhjes së ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: