Tirana triumfoi 1-2 ndaj Kukësit, në takimin e javës së katërt të kampionatit, të mbajtur në “Kukës Arena”. Minutat e para nuk prodhuan raste të rrezikshme, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme në prapavijë. Në të 20-tën, goditja me kokë e Kaina s’kishte saktësinë e duhur.

Në fundin e fraksionit të parë, Rivas provoi të shënonte me një gjuajtje të bukur me të majtën, por gjeti përgjigjen e menjëhershme të portierit Lika. Në fillimin e pjesës së dytë, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi në këmbët e Ardit Hilës, i cili nga brenda zonës me një goditje të fortë mposhti Tafas.

Goli i sgurisë për bardheblutë do mund të vinte vetëm në minutën e 82-të. Albi Doka “tundi rrjetën” për herë të parë për këtë sezon me Tiranën, qysh prej rikthimit të bujshëm në kryeqytet. Kuksianët ngushtuan shifrat në fund me një gol për panoramë të Beshiraj, por tepër vonë, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.

Sa i takon renditjes, verilindorët e Kukësit e shohin veten në vendin e fundit, pa asnjë pikë të grumbulluar. Takimi i radhës për ekipin e Stavri Nicës është në Korçë ndaj Skënderbeut. Në krahun tjetër, Tirana kryeson kampionatin me 10 pikë dhe në sfidën tjetër pret Erzenin në shtëpi. JS

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: