BRITANI E MADHE

Rreth 30,000 artikuj në pronësi të Freddie Mercury u shitën në ankand për 50.4 milionë dollarë! Ndaj, edhe atëherë kur mendonim që nuk do të ofroheshin më shifra të frikshme për sendet e Freddie Mercury-t, duket se u gabuam.

Së fundmi, është raportuar blerja e radhës e frikshme.

Dikush ka paguar plot 152,400 paund ose 189,000 dollarë për të zotëruar një mini krehër Tiffany and Co, të cilin këngëtari i Queen-it e përdori për të krehur mustaqet e tij.

Artikuj të tjerë të shitur përfshijnë një piano që ai përdori për të shkruar “Bohemian Rhapsody” dhe një byzylyk argjendi që mbante në videon e këngës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb