Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kajro të Egjiptit, ku nga shpërthimi i një kamioni që transportonte municione luftarake, humbën jetën 9 ushtarakë.
Mediat e huaja shkruajnë se ushtarakët ishin nisur për në qytetin e Ramazanit, ku planifikonin të kryenin stërvitje ushtarake.
Autoritetet egjiptiane janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave.
(BalkanWeb)