Tendencat e modës evoluojnë me shpejtësi, madje edhe para ardhjes së mediave sociale, shumica e tendencave zhvilloheshin brenda dhe jashtë stilit çdo 20 vjet, kështu që shumë prej stileve e gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer sezon pas sezoni.

Është e kuptueshme që ju mund të prisni të shihni stilet e modës që dominojnë pasarelat pothuajse çdo vjeshtë. Megjithatë, këtë herë markat e njohura po u kushtojnë vëmendje të veçantë kuadrateve dhe faktit si do dukeshin vajzat që i pëlqejnë ato në ditët e vjeshtës.

Natyrisht, kuadratet u prezantuan një vit më parë me xhaketat voluminoze, fundet dhe fustanet. Edhe “Gucci” prezantoi pelerina, kostume dhe veshje të tjera me kuadrate.

Në rrjetet sociale, minifundi me kuadrate na risolli të gjithëve në mendje vitet e shkollës. Ndërsa vjeshta do të jetë dominuese e kuadratave. Shikoni disa prej kombinimeve më të mira të street style-t dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: