I kthyer pas impenjimit me Kombëtaren e Shqipërisë, Myrto Uzuni është shfaqur menjëherë protagonist me skuadrën e Granadas. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në ndeshjen shtëpiake ndaj Gironas, që mbahet në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada).

Mysafirët realizuan 3 herë në pjesën e parë me Tsygankov, Savio dhe Lopez. Për të ngushtuar shifrat mendoi Uzuni, i cili shfrytëzoi si duhet një asist të Miquel. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Uzuni mori një top nga brenda zonës dhe me një lëvizje të bukur dërgoi sferën në rrjetë.

 

Rikthehemi të flasim për shifrat personale, 28-vjeçari luajti një sezon fantastik në La Liga2 edicionin që kaloi duke shënuar plot 23 gola dhe duke i dhënë një dorë të madhe skuadrës për ngjitjen në elitë. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: