Një gabim tragjik dhe jo një sulm rus. Kështu shkruan New York Times, në lidhje me një raketë që përfundoi në tregun Kostiantynivka më 6 shtator, duke vrarë të paktën 17 persona dhe duke plagosur mbi 30. Sipas NYT raketa nuk u lëshua nga rusët, por gabimisht nga ukrainasit.
Gazeta ka botuar një itinerar ku demonstrohej se si raketa erdhi nga veri-perëndimi, pra nga zonat e kontrolluara nga Kievi, dhe jo nga sektori i pushtuar nga rusët.
Po ashtu shkruan se rasti në fjalë mund të ketë qenë një raketë kundërajrore që doli nga kursi për shkak të dëmtimit në momentin e lëshimit ose një mosfunksionimi të sistemit të drejtimit.
(BalkanWeb)