Me pandëshkueshmërinë në ekranin e madh, ka çelur siparin edicioni i 18-të i festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut që mbahet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Drejtori ekzekutiv i festivalit, Kujtim Çashku tha se festivali merret me dilemat.

KUJTIM ÇASHKU, drejtor ekzekutiv i IHRFFA: Dilemat e këtij viti? Flasim për pandëshkueshmërinë, në Shqipëri, në Europë dhe në botë të lidhura me strukturat e vjetra sepse ne patëm një Nurenberg, por nuk e dimë çfarë krimesh kanë ndodhur pas luftës së Dytë Botërore dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë. Kur flas për krime flas për ata që këcërojnë planetin dhe flas për krimet në Ukrainë
Ndërsa presidenti i nderit të festivalit, Teodor Orlin vuri në dukje problemet e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut me shëndetësinë, strehimin e arsimin dhe sistemin gjyqësor, theksoi se të drejtat e njeriut kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. I ngarkuari me punë i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, Reinout Vos, i Ukrainës, Volodomyr Shkurov, diplomatë, kineastë, studentë ishin mes publikut në natën e parë, përmes filmit “Marrëzi martese” që trajton autoritarizmin e mafias përmes satirës.
DEMETRIO CASILE, regjisor i filmit “Marrezi Martese”.

“Doja te tregoja diçka të rëndësishme me një film argëtues. Por filmi nuk duhet parë si komedi, sepse është metaforë, është një satirë mbi idiotësinë e të fuqishmëve, të mafias, që mendojnë të komandojnë botën por në film ne qeshim me idetë e tyre”.
Përveç kinemasë së Akademisë “Marubi”, 49 filmat e përzgjedhur, shfaqen deri të shtunën në mbrëmje në disa institucione shtetërore, duke përfshirë Parlamentin e Shqipërisë. Filmat trajtojnë krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhunën, vrasjet, emigracionin, etj në filma që përfshin Afrikën dhe Europën përmes rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: