Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara, ndërsa është shpallur në lërkim administratori i kësaj poste.
NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.
Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.