Unioni i inxhinierë shqiptarë vijon të jetë kundër krijimit të urdhrit të inxhinierëve dhe hidroteknikut, të cilët sipas inxhinierëve kanë për qëllim të monopolizojnë vlerën e profesionistëve të kësaj fushës, në duart e këshillit drejtues të urdhrave.

Projektligjet e propozuara nga deputetë të PS, por edhe inxhinierë, në nisje të këtij sesion parlamentar do të nisin dhe diskutimet në Komisionet parlamentare përkatëse.

Të ftuar në studio Dëshira Mena, drejtoresha e unionit të inxhinierëve shqiptarë dhe inxhinieri Remeo Nazarko, koordinator i shoqatës së gjeodeteve, janë përballur ashpër lidhur me këtë çështje. Sipas Nazarkos ky urdhër duhet të miratohet, por kjo kundërshtohet nga Mena.

“Ky urdhër duhet për të mbrojtur publikun nga spekulatorët, të cilët sot pa arsim të lartë mbrojnë dhe firmosin në emër të inxhinierëve të lartë, të licensuar nga kjo ministri tërësisht politike, firmosin dhe qytetarët bredhin nëpër zyra. Shteti nuk është në gjendje të kontrollojë, kemi rastin e tërmetit. Sektori i licensimit ka detyrë të kontrollojë licensat që jep, por jo vetëm që se bën por licenson njerëz me arsim të mesëm. Me pasjen e një urdhri këto do të jenë të shmangen. Mbron profesionin. Për të shkatërruar monopolet, ta marrin inxhinerët dhe të mos e mbajnë politikanët dhe sekserët”, tha ndër të tjera Nazarko.

“Tre mijë inxhinierë nuk mund të përfshihen në këtë aferë. Nëse nuk të pëlqen ai që është në pushtet sot, me votë herë tjetër rrëzojë, por s’mund të dalësh dhe të thuash që ky shtet do rrëzohet dhe do të vetëemërohem unë. Për të gjitha ato arsye që zotëria tha që duhet të miratohet, janë arsyet se përse nuk duhet të miratohet”, deklaroi Mena.

Më poshtë mund të ndiqni dhe debatin me tone të ashpre mes tyre:

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb