Elon Musk është shprehur i hapur ndaj mundësisë që të gjithë përdoruesit e rrjetit social “X”, i quajtur më parë Twitter, mund të paguajnë për të aksesuar platformën.
Në një bisedë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, miliarderi tha se sistemi i pagesave ishte mënyra e vetme për të luftuar llogaritë “fake” në rrjetin social.
“Ne po kalojmë drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit,” tha shefi i Tesla dhe SpaceX. Musk ka thënë prej kohësh se zgjidhja e tij për të hequr qafe llogaritë e rreme në platformën e mediave sociale kërkon verifikimin e përdoruesve.
Që nga marrja e Twitter-it vitin e kaluar, ai është përpjekur të stimulojë përdoruesit të paguajnë për një shërbim të përmirësuar, i cili tani quhet X Premium.