Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”, në News24, ka folur në lidhje me lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet”, e cila u prezantua zyrtarisht dje.
Lapaj prezantoi disa nga emrat e aktivistëve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ku mes tyre janë emra të shquar mjekësh, gazetarësh, aktorësh dhe juristësh. Sakaq ai tha se lëvizja ka endur pas cilësisë.
“Lëvizja ka shumë emra të njohur. Unë dua të theksoj se ne kemi rendur pas cilësisë. Një pjesë nuk janë personazhe të famshëm, por profesionit të shkëlqyer. Edlira Çepani, Florjan Binaj, Genti Kame, Edona Haklaj, Arjan Konomi, avokatja Dorina Ndreaj, kolegu tjetër Ersi Çela, Dritan Hoti, Etleva Merko, etj. Është një ekip ku njerëzit janë jo të përfolur si të korruptuar”, tha Lapaj.
(BalkanWeb)