Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Rusisë, i drejtuar nga ambasadori Vasily Nebenzya, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili do të ketë dhe një fjalim.

Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama i propozoi që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.

Pjesë nga debati:

“Presidenca shqiptare hapi debat, debat të pafund mes një grupi anëtarësh që janë edhe anëtarë NATO. Kjo e sotmja do të jetë jo më shumë, por një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës, por duhet bërë sipas rregullave dhe procedurave dhe praktikave ekzistuese. Sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të OSBE-së që është shqiptar nga RMV, nuk ka të bëjë me nënshtetësinë e tij. Ne kundërshtuam përfaqësinë e tij në këtë nivel. Këtë ia bëmë me dije Presidencës shqiptare dhe dje”, ka deklaruar ai.

Kryeministri Rama tha se “duke ardhur nga ju gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse, duke qenë se e përsëritët shumë herë. Shkelja ka të bëjë me faktin që Zelenseky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit. Ka një zgjidhje për këtë: Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën”.

“Ajo çfarë e bën të rëndësishëm atë për të gjithë ne, ta dëgjojmë dhe më pas ta diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne”, tha Rama.

Ambasadori rus tha se “dua të tërheq vëmendjen Tuaj, se Ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit dhe nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim, siç sanksionohet në Këshillin e Sigurimit në vend që të jepni cilësime, vlerësime politike në cilësinë tuaj si kryetar i KS”.

Kryeministri Rama iu përgjigj se, “sapo iu përgjigjja pasi m’u drejtuat si ‘kryeministri shqiptar’, e pasi vazhduat të thoshit gjëra të pasakta lidhur me atë që është procedura këtu. Nëse nuk doni që t’iu përgjigjem në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, mos më provokoni si i tillë”.

Më tej, ambasadori tha: “Kryetar, ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit, në asnjë moment nuk ju drejtova si Kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me Ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për Këshillin”.

“Ishit Ju që folët për NATO-n, për faktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: