42-vjeçari, Klered Bozhani i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Burime policore bëjnë me dije se Bozhani është arrestuar pranë banesës së tij në lagjen “Kinostudio” në dhe se kishte armë zjarri me vete. Sakaq mësohet se 42-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.
Njoftimi i policisë:
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:
Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.