Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë “ për Kukësin, Emri Vata në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit ti drejtohen kutive të votimi. Vata është shprehur se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një sërë problematikash, për të cilat nuk dha raste konkrete, por u shpreh se “do paraqiten pasi të dokumentohen”.
“Sot është një ditë e shënuar dhe një ditë e shenjtë për Kukësin. I ftoji të gjithë banorët të drejtohen kutive të votimit dhe te shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Ne kemi evidentuar çdo problematikë që përdoret për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen nëpërmjet një komunikate. Deri në këto momente ka qenë e qetë situate.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë. Sfidat tona të planit të punës, janë të paraqitura dhe shpalosur me detaje dhe pse në situatë të shkurtër. Është një program pune i detajuar”, deklaroi ai.
(BalkanWeb)